Shkëndija e Tetovës gjenerata U 17 ka bërë një paraqitje dinjitoze kundër gjigantëve të Beshiktashit ,një ndeshje ku skuadra kuq e zi kishte shansin edhe ta fitonte mes rasteve por është ndëshkuar nga gabime të evitueshme shkruan Tetovasot.
Ekipi që drejtohet nga Agron Memedi ka bërë një ndeshje të madhe në kryeqendrën e Kosovës ku po zhvillohet ky turnir i madh .Ata kanë patur edhe motin e keq në në terren ku nuk lejohej të luhej një ndeshje siç duhej për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.
Shkëndija në momente të caktuara të ndeshhes ka qenë një skuadër më e mirë se Beshiktash një emri të madh në futboll .
Ndeshja është mbyllur 2:0 ndërsa goli i dytë i skuadrës turke ka ardhë në minutën 95 më saktë në kohën shtesë kur Shkëndija kishte mundur të barazonte nga iniciativa që kishte në terren.
Shkëndija në Grupin B fitoi Trepçën në ndeshjen e parë 5:2 ndërsa nesër luan kundër Llapit në ndeshjen e tretë të tyre.TS