Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ende është në dilema të mëdha se ku do të luaj sezonin e ri.

Rashica gjatë vikendit të kaluar festoi titullin e Superligës së Turqisë me Galatasarayn.

Por, e ardhmja e tij është në dyshim – pasi skuadra e Norwich Cityt ka kërkuar 10 milionë euro për futbollistin kosovar.

Në fakt, si Rashica ashtu edhe Galatasaray e duan qëndrimin e lojtarit “Dardan”, por deri tani oferta e klubit turk drejt ekipit nga Championshipi i Anglisë është 4 milionë euro.

26-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 26 ndeshje në Superligë, ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asiste.