Sot më 15.06.2023 filloi shkuarja e haxhinjve të Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë së Veriut për në vendet e shenjta për kryerjen e Kushtit të Pestë islam – Haxhit. Nisja u bë në mënyrën më të mirë dhe më precize.
Sipas programit të Komisionit Qendror të Haxhit 2023 të BFI të parët udhëtojnë haxhinjtë e Myftinisë së Tetovës – aeroplani i parë.
Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehi urime të përzemërta të gjithë haxhinjve dhe uroj nismën e mbarë të grupit të parë nga Myftinia e Tetovës.
Njiherit shpreh mirënjohje komisionit republikan si dhe komisioneve lokale për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit të paraparë për udhëtim të rehatshëm, pritje dhe menaxhimit të stafit udhëheqës të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa Qeverisë dhe Ministrisë së punëve të Brendshme për heqjen e vizave dalëse, që ishte një lehtësim shumë i madh për BFI e RMV dhe Muftinitë e saja.
Gjithsej nga BFI numri i sivjetmë është 2030 haxhinj dhe do të udhëtojnë në vendet e shenjta me 11 aeroplanë gjatë ditëve në vijim.
Urime dhe Zoti i bekoftë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”
- Shkarkohet drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, ja kush emërohet
- BDI: Diskriminim Politik dhe Etnik në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup
- Angellov: Ka indikacione se zjarri në Bllacë është i qëllimshëm
- Stuhi e tmerrshme në Split: Trageti përplaset me dy anije, njëra fundoset, përmbytje në rrugë
- 6 milionë euro borxh -përplasje në komunën e Zhelinës/ Sejdiu mohon, Sulejami ka fakte
- Aliu – Srceva: Mbi 23 projekte dhe iniciativa janë zbatuar ose janë në fazën e zbatimit në Klinikën për TOARILUC brenda një viti
- VIDEO/ Momentet e fundit të Agon Zejnullahut, policët mundohen ta këndellin me ujë
- Mickoski: Qeveria e ruan stabilitetin makroekonomik pa rritje të tatimeve apo reforma pensionale dhe po i kthen mjetet nga tatimi i solidaritetit
- Bora e parë e korrikut në Slloveni – Temperaturat bien në 0°C në majat malore