Neymar dhe Bruna Biancardi/ Zbulohen tre kushtet që ka futbollisti nëse dëshiron të tradhtojë të dashurën e tij
Neymar është pothuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes, si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj.
Sulmuesi brazilian aktualisht është në një lidhje me Bruna Biancardi. Në fakt, së fundmi të dy i kanë dhënë një mundësi njëri-tjetrit dhe kanë njoftuar pak javë më parë se janë në pritje të një fëmije së bashku.
Megjithatë, “Em Off” zbuloi një detaj të pazakontë në marrëdhënien mes tyre.
Sipas mediumit brazilian, Bruna Biancardi do të pranojë edhe tradhtinë e sulmuesit të Paris Saint-Germainit. Çift kanë vendosur tre kushte që futbollisti nuk mund t’i thyejë nëse dëshiron të jetë i pabesë.
Ylli brazilian thuhet se është i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me femra të tjera, por që Bruna ka vendosur tre rregulla sa i përket kësaj:
-“Tradhtitë e Neymarit të mos bëhen publike”.
-“Neymar duhet të jetë i matur, të përdorë masa mbrojtëse”.
-“Neymar nuk duhet t’i puthë në buzë të tjerat”.