Nëse BE dhe SHBA afrohen me Serbinë a do t’i kërkojnë këto falje asaj për bombardimet e vitit 1999 në Serbi?

Ejup Berisha

Meqë tani BE dhe SHBA po afrohen me Serbinë e po largohen prej shqiptarëve ndoshta këto superfuqi botërore po planifikojnë që ti kërkojnë falje asaj për bombardimet e NATO-s së vitit 1999 ndaj caqeve të armatosura serbe ne teritorin e Serbisë. Këtë thjeshtë po e theme si mënyrë e të logjikuarit të lirë të një individi dëshmitar të ngjarjeve të dhimbshme dhe të përgjakshme të asaj kohe jo vetëm për shqiptarët e Kosovës por edhe për mbarë kombin shqiptar. Atëher atë kohë bota perendimore ishte në anën e së mirës, të demokracisë, në anën e shqiptarëve sot ajo është në anën e së keqes, të autokracisë, në anën e kriminelëve serb të Milloshevic-Vucicit më konkretisht në anën e Serbisë. A e dini çfar do të thotë përkrahja që tani i jepet Serbisë nga ana e BE-së dhe SHBA-ve kjo do të thotë këndellje dhe riorganizim I forcave separatiste të Serbisë për nxitje të konflikteve. Për ta kjo do të thotë porosi së ja forcat perëndimore siç janë BE dhe SHBA-të po e pranojnë fajin për mbajtjen e anës shqiptarëve në fund të viteve 90 të shek të kaluar dhe se ka ardhur koha që ne të aktivizohemi me qëllim të realizimit të ambicjeve të kahmotshme për ndarje të Kosovës. Dhe kjo edhe do të mund të ndodhë nëse bashkësia ndërkombëtare për ndodhi e fundit në Veriun e Mitrovicës i corton dhe I gjykon shqiptarët dhe I përkëdhel serbët. Forcat separatiste serbe në asnjë mënyrë nuk janë zbrapsur nga idetë dhe qëllimet e tyre për ndarje të Kosovës për dallim prej shqiptarëve të Kosovës që janë zbrapsur dhe kanë hezituar dhe po hezitojnë ta përfundojnë procesin e bërjes së shtetit të Kosovës. Kur jemi të lufta Kosovë-Serbi e viteve 1998/99 për të u bënë shumë sakrifica u dha mjaft mund e u derdh shumë gjak shqiptari; atëher pse u bënë të gjitha këto gjëra kur synimi dhe qëllimi na paska qenë që pas 24 vitesh të ndahet Kosova. Ky është realitet shumë tragjik dhe I zymtë për në shqiptarët. Nëse ka pasur plane për ta realizuar planin e Serbisë për ndarje pse u lejua lufta në të cilën e pësuan keq shqiptarët. Është dashue qysh atëher të propozohet opcioni I ndarjes e jo të krijohet iluzioni së bota e civilizuar është vënë në shërbim dhe në anën e realizimit të ambicjeve të shqiptarëve për zgjidhje të qështjes së pazgjidhur shqiptare në rajon. Dhe kur jemi të tendencat për vazhdimn e dialogut shqiptaro-serb Vucic thotë se nuk ka bashkëbisedues të denjë më kënd mund të bisedojë duke aluduar të Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ndërsa nga ana e tij ai refuzon të merr pjesë në takimin e sotëm të konvokuar nga përfaqësuesit e lartë të BE-së Jozep Botell dhe Mirosllav Lajcak në Bruksel. Për të kërkuar konstruktivitet në busedime nga Kurti mendoj se edhe vet Vucic duhet të jetë konstruktiv dhe i gatshëm për gjetjen e zgjidhjes së kënaqeshme për të dyja palët në mosmarrëveshjet rreth Veriut të Mitrovicës.