Në Amfiteatrin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” të Universitetit të Tetovës, sot, kandidatët për Rektor, para stafit akademik dhe studentëve i prezantuan programet e tyre të punës për mandatin 3-vjeçar, 2023 – 2026.
Kandidatët, Prof. Dr. Bashkim Ziberi, Prof. Dr. Dervish Alimi, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Myqereme Rusi, para të pranishmëve në auditor i shpalosën në detaje platformat e tyre programore për mandatin e sipërpërmendur.
Ata gjatë prezantimit u fokusuan te zhvillimi akademik dhe sigurimi i cilësisë, mirëqenia e studentëve, kërkimet shkencore, bashkëpunimi me universitetet vendore, rajonale dhe ata ndërkombëtare, rritja e prestigjit ndërkombëtar të Universitetit, vijimin e investimeve në infrastrukturën universitare, kyçjen e studentëve në projekte të ndryshme ndërkombëtare, rritjen e numrit të studentëve përmes krijimit të programeve të reja studimore, rritjen e përgjegjësive sociale dhe angazhim sa më të madh me komunitetin, krijimin e instituteve të reja në kuadër të fakulteteve, si dhe shumë projekte të tjera me rëndësi.
Po ashtu, nga kandidatët u theksua se orientimi i Universitetit të Tetovës do të mbetet drejt realizimit të aktiviteteve kërkimore shkencore, si dhe avancimit në fushën e teknologjisë informatike dhe të digjitalizimit.
Të gjithë kandidatët u deklaruan se, në rast të zgjedhjes së tyre Rektor i Universitetit të Tetovës, do të angazhohen që të punojnë me nder dhe përkushtim të plotë dhe se do të vihen në shërbim të studentëve, të stafit akademik dhe Universitetit të Tetovës në tërësi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- MASH kërkon nga Krstevski të kthehen në punë 50 mësimdhënës nga Koçani
- Fyerjet e Vuçiqit ngrenë në këmbë BE-në
- 6 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
- “Ali Ahmeti ka thanë që ky s’ka kah ia mbanë – Edhe BDI edhe VLEN më bënë ofertë nga tre komuna shqiptare”, thekson Menduh Thaçi
- Të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli, u përfshinë në dhunë dhe thirrje ‘Kosova është Serbi
- Arben Fetai: Shqiptarët kanë vetëm një mesazh – “Kurrë më BDI”
- Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike
- Kemal Matoshi zgjidhet bartës i Listës për këshilltarë për Komunën e Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim
- Menduh Thaçi: BDI-ja do të pësojë katastrofë – Në momentin që Ali Ahmeti u vendos mes Taravarit e Seles, votat e PDSH i ka të humbura
- Presidentja Osmani reagon: Vajzat e mia të mitura janë përndjekur vazhdimisht dhe kundërligjshëm