Murinjo dënohet me 10 ditë pezullim në Serie A

Trajneri i Romës, Hoze Murinjo, është dënuar me 10 ditë pezullim si ndëshkim për komentet që bëri për gjyqtarin Daniele Kifi.

Tekniku 60-vjeçar tha se Kifi ishte arbitri më i keq që kishte takuar ndonjëherë në jetën e tij pas ndeshjes kundër Monza më 3 maj. Portugezi është gjobitur gjithashtu me 50 mijë euro.

Federata italiane tha se Murinjo do të shërbejë 10 ditë skualifikim duke filluar që nga dita e parë e kamnpionatit të ardhshëm përkatës. “The Special One” kritikoi Kiffin pasi ai përjashtoi me të kuq lojtarin Mehmet Çelik, gjashtë minuta pas pushimit në fund të një barazimi 1-1. Sezoni i kaluar ishte i turbullt për Murinjon, i cili mori tre kartonë të kuq.