Milot Rashica në dyshim për ndeshjen e nesërme

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Budapest të Hungarisë, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë dhe të fundit për këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” të hënën mbrëma do të luajnë ndaj Bjellorusisë, në Budapest.

E sot, trajneri i Kosovës, Alain Giresse mbajti konferencë për media.
Ai foli edhe për Rashicën, teksa theksoi se nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

“Sa i përket Milotit nuk e kemi të qartë nëse do jetë i gatshëm nesër, pasi gjendja e tij fizike është duke u përcjellë dhe do ta kuptojmë në seancën e sotme”, tha Giresse.