Shkruan : Urim Salihu
Vjen në një pikë si politikan kur duhet të bësh prapaktheu .Të fillosh të trillosh ,kushtëzosh , të shpërfaqësh egon kundër një tjetri vetëm e vetëm se nuk e kalon më dot vijën e kuqe dhe e ke në tavolinë të servuar atë që e ke patjetër të bësh ose mbaron politikisht .
Ai është në kufirin ku nuk mund më të shkojë më tej, as mund të kalkulojë, as mund të thotë jo ndryshimeve kushtetuese dhe tani kur Mickovski është përpara një akti të kryer po rrëshqet akoma më keq në humnerën politike .
Ai do të ruajë rejtingun të tregohet një ” kokëfort” për interesat e mëdha maqedonase dhe fiks në momentin kur i dështuan gjithë mënyrat ta rrëzojë qeverinë, tani kërkon ta nxjerrë jashtë etnikisht vetëm një parti shqiptare.Mickovski me këtë gjest po bën një ” vetëvrasje” politike sepse ai duke dashur të largojë një parti, më të madhen, ai po i largon që të gjitha.
Lideri i VMRO-së po çveshet nga qëllimi i tij dhe tani nga ndryshimet kushtetuese që tha se nuk do i votojë, ai bie në një grackë tjetër duke e joshur tejmase pushteti.Mickovski po lëshon pe për ca ministri në një qeveri pa vlerë nëse do jetë pjesë e saj me ose pa BDI-në ,kjo s’ka rëndësi.
Ai lëshoi pe për bullgarët në Kushtetutë dhe ai po i idhnon shqiptarët tejmase dhe kjo e shpie atë në një errësirë politike sepse cila parti shqiptare do ishte naive të shkonte të qeveriste me një koalicion etnik maqedonas kur e din se në zgjedhjet që i kemi afër ajo do varrosej politikisht.BDI nuk shfaqi shenja nervoze dhe nuk deshti të bëjë zhurmë për të qëndruar në qeveri dhe kjo e bëri nervoz opozitën maqedonase në vend që kjo e fundit ta bënte nervoz BDI-në .
VMRO në tentimin për ta larguar BDI-në po i bën favore kësaj të fundit sepse po ia rrit më shumë rejtingun më shumë se partivë tjera shqiptare që ajo pretendon ti ketë partnerë të mundshëm koalicioni në të ardhmen.
Mickovski i tregoi opinionit se nuk është kundër bullgarëve por kundër shqiptarëve .Hiqni shqiptarët nga qeveria dhe ne votojmë ndryshimet kushtetuese , kjo ska si lexohet ndryshe dhe në ndërkohë që ndoshta me largimin e BDI-së nga qeveria VMRO do mund ti rritej tejtingu te maqedonët, por në këtë kurth nuk bie LSDM sepse në këtë qeveri pa BDI-në dhe sigurisht asnjërën nga partitë shqiptare, partia e Kovacevskit do ishte humbësja më e madhe .
Rrethi apo veprimi politik i liderit opoyitar maqedonas po ngushtohet.Vendi nuk ka nevojë për kombinatorika por për më shumë se kaq, për integrim.
VMRO të gjithën e bën për pushtet.Në këmbim të bullgarëve në kushtetutë Mickovski kërkon ca ministri dhe rrëfimi mbyllet këtu.