Skuadra “Taxi MSM” është fituese e turneut të parë të futbollit të vogël “Tetova 2023” që u zhvillua të martën në sallën sportive apo gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Në finalen e duelit, “Taxi MSM” dhe skuadra “Restorant Boss” barazuan me rezultatin 4:4, dhe vendosën me penallti 10:9 në favor të ekipit Taxi Msm ku dhe u shpallën kampion i turneut.
Lojtar më mirë i këtij turneu u shpall Melush Kerimi nga “Taxi MSM”, ndërsa portieri më i mirë Arben Asani nga “Boss Restaurant”.
Në ndeshjen për vendin e tretë, skuadra “Seltic” mposhti skuadrën “ER-Plast” me 4:1. Skuadra e parë mori një çmim në të holla prej 1500 euro, vendi i dytë 800 dhe vendi i tretë 400 euro
Turneu i futbollit të vogël “Tetova 2023” është një garë e re sportive në qytet që filloi të mbahet më 15 qershor në sallën sportive të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, ku morën pjesë 20 ekipe të përbëra nga katër lojtarë dhe një portier.
Na gëzon fakti që gjithçka shkoi mirë, pa asnjë problem apo incident dhe asnjë lojtar nuk u lëndua. Në të gjitha ndeshjet ka pasur frekuentim dhe shikueshmëri të madhe, ndërsa para finales veteranët e futbollit tetovar u zhvillua një duel spektakolar me emra të mirëjohur nga ish futbollistët e skuadrave Tetova u shpreh organizatori i turneut, Buran Musliu.TS
Më poshtë mund ti shihni fotografitë e këtij turneu veçanërisht pamje nga finalja si dhe çmimet që morrën lojtari më i mirë dhe portieri më i mirë si dhe ekipi që u shpall kampion në këtë eveniment sportiv që do të jetë tradicional: