Man Utd hidhet në garë për yllin e Interit, Barella

Manchester Unitedi është klubi i fundit që ka shfaqur interes serioz për transferimin e yllit të Interit, Nicolo Barella.

Gjigantët italianë arritën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke humbur minimalisht 1-0 nga Manchester City.
Italiani Barella luajti një rol kyç në atë sukses, por mund të largohet nga klubi në muajt e ardhshëm, me klubet e Ligës Premier të interesuara për të.

Sipas Gazzetta dello Sport, Unitedi është gati të bëjë një ofertë të madhe për mesfushorin, i cili më parë ishte i lidhur me Newcastle United.
Ndërsa Newcastle është duke u afruar me Sandro Tonali të Milanit, Interit mund t’i duhet ende të shmangë interesin e Djajve të Kuq për Barellën.

Liverpooli është gjithashtu admirues i zjarrtë i lojtarit, por mund të mos jetë në gjendje të përballet me Unitedin për fuqi financiare.
Interesim ka shprehur edhe Chelsea duke oferuar sulmuesin Romelu Lukaku në shkëmbim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo