Mallorca e ka mbyllur me fitore sezonin 2022/23 në La Liga.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të dhe të fundit, skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre mposhti Rayo Vallecanon
Mallorca fitoi si vendase me rezultatin e pastër 3:0. Në këtë përballje kontribuoi me gol Vedat Muriqi.
Sulmuesi kosovar, i cili luajti për 77 minuta, ishte autor i golit të parë të shënuar në minutën e 51-të.

Për Muriqin ishte ky goli i tij i 15-të për këtë sezon, me ç’rast ai ia del të renditet si një prej golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit spanjoll. Ai ka edhe tre asistime.

Golat tjerë për fitoren e “Piratëve” u shënuan Jose Copete (71’) dhe Angel Rodriguez (90+4’).

Mallorca e mbyll sezonin me 50 pikë të grumbulluara dhe në pozitën e nëntë.

Rayo Vallecano renditet dy pozita më poshtë me një pikë më pak.