Lumi Lepenc/ Nxirret në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës – Konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda
Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW me targa të Kosovës.
Siç infortohet brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.
“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha gazetari Saliu në edicionin e lajmeve atje.
Saliu konfirmon se bëhet fjalë për veturën e familjes Pacolli nga Kosova, ndërsa shtoi se trupat, sipas gjitha gjasave, janë të pajetë.