Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nuk duan një Ukrainë tjetër, duke iu referuar këtu luftës atje, ndërsa ka theksuar se po punojnë intensivisht për qetësimin e situatës në Kosovë.“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur.
Ne duam t’i qartësojmë faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës”, ka thënë Lajçak për Euronews Albania.
“Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i”, ka shtuar ai nga Struga.