Klubi i femrave Luboteni nga Tetova u shpall kampion në kampionatin e futbollit për femra.
Pas ndeshjes së sotme të 22-të, në të cilën në shtëpi luajti barazim 1:1 me ekipin e dytë të Klubin e Kamenica Sasës klubi i femrave merr edhe trofeun e dytë këtë sezon përfshirë Kupën e Maqedonisë informon Tetovasot.
Futbollistet e Tetovës me këtë rezultat të barabartë shënuan gjithsej 54 ose tre më shumë se konkurrenti i drejtpërdrejtë i Kamenica Sasës, i cili mbeti në vendin e dytë me 51 pikë.
Luboten kaloi në epërsi në minutën e 40-të me golin e brazilianes Harumi Goja, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 76-të të pjesës së dytë përmes Amerikanes Wallke.
Vitin e kaluar, Luboteni fitoi të dy titujt dhe fitoi titullin nga viti i kaluar. Me këtë sukses Ekipi nga Tetova do të garrojë direkt në kualifikimin e Champions ligës.
Është një aritje e madhe për Klubin Luboten por edhe për Tetovarët që na mbështetën në kampionat deri sa arritëm qëllimit të shpallemi dy her fitues u shpreh trajneri i ekipit Ivica Radonjiq.
Tetova kur bisedohet për futboll nuk ngeli pa trofe po në këtë rast futbollistet e Lubotenit në konkurencën e femrave u shpallën kampion në ndeshjen e fundit . Luboteni me 16 maj fituan kupën e Maqedonisë dhe dje gjithashtu u shpallën kampion i dyfishtë për këtë sezon.Tetova edhe njëherë nuk ngeli pa trofe.TS