Kim nuk i ndahet Shqipërisë: Detyra e re përfshin dhe Tiranën

Ndonëse do të largohet nga Shqipëria, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e SHBA, Yuri Kim duket se nuk do të ndahet nga vendi ynë.

Në konferencën e fundit për mediat, diplomatja amerikane tha se, detyra e re përfshin edhe vendin tonë.

“Në pozicionin e ardhshëm do kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë dhe jam e kënaqur për këtë, ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam.

Sikurse e shpreha, jam prekur dhe kam ndryshuar gjatë qëndrimit këtu. Dhe nëse kthehem në Shqipëri ose jo Shqipëria do jetë gjithmonë me mua.” u shpreh diplomatja amerikane.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. Kjo është detyra më e rëndësishme në DASH pas Sekretarit të Shtetit. Diplomatja do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik. Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo