Kamzë/ Bie aksidentalisht nga kati dytë i banesës 6-vjeçarja


Një 6-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj në lagjen nr.6 në Bathore.

E mitura si pasojë e dëmtimeve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.