Në Suedi marrëdhëniet seksuale do të cilësohen sport dhe do të organizohet një turne i mirëfilltë. Në reagimet rreth kësaj teme është përfshirë edhe bukuroshja shqiptare, Erjona Sulejmani.
Ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajlit ka shpërndarë një koment mbi Kampionatin Europianin e Seksit që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Suedi.
“Që tani e imagjinoj radhën për t’u regjistruar”, shkruan modelja me humor.
Erjona Sulejmani ka qenë shpesh shumë e komentuar në media, jo vetëm për linjat e saj perfekte trupore, por edhe për deklaratat që bën. Dy vite më parë bëri bujë deklarata e saj se “futbollistët nuk të kënaqin në shtrat”.