Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të dytë, ky është emri i djalit

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi është bërë nënë për herë të dytë.

Vokshi dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi, kanë bërë të ditur në rrjetet sociale se kanë mirëpritur një djalë.

Lajmi është njoftuar përmes një postimi të shpërndarë në Instagram teksa Besniku i emocionuar ka shkruar:
Shokë e shoqe. Ian quhet djali ynë që lindi shëndoshë e mirë sot. Jonida është tip top dhe ju përqafojmë krejtve. Falëminderit perëndi e gëzuar.

Rikujtojmë, se çifti janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Emi. Dyshja janë njohur nga pjesëmarrja e tyre në “O sa mirë” dhe u martuan më pas në vitin 2019.