Seksi, droga dhe Rock’n’Rolli janë imazhi i parë që na shkon në mendje kur ne mendojmë për këngëtarët që janë në turne
Por, pop ylli kosovar, Dua Lipa tregon se nuk duhet ta gjykoni një libër nga kopertina – thënë thjesht dhe fjalë për fjalë.
Këngëtarja (27) ka treguar se ajo ka organizuar që nga 2016, një klub lëximi të librave me skuadrën e saj gjatë tri viteve sa ishte në turne.
“Para se të filloja me turne, udhëtoja shumë. Kështu që mora një vendim të paramenduar. Nëse nuk flija, të lexoja. Të ndihmon që të lexoni tregime të ndryshme”, ka thënë ajo për faqen zyrtare të Hay Festival, transmeton GazetaExpress.
“Sidomos në turne, ndihesha se tashmë kisha një klub librash me vallëtarë dhe fotografë dhe të gjithë shkëmbenim librat me njëri tjetrin, mes grupit tonë”.
“Ishte, të themi, ajo ndjenja e komunitetit por ne kishim disa gjëra shtesë për t’i biseduar për shkak se është një rutinë reale që ndodh në një turne…është një gjë e njëjtë çdo ditë. Kështu që të jemi biseda të ndrushme apo gjëra të ndryshme që ndodhin përmes këtyre libra ishte një gjë argëtuese për ne”.
Këngëtarja ka lansuar një klub mujor librash përmes platformës së saj, Service95, si dhe një “podcast” me titull “At Your Service”, në të cilin ajo ka intervistuar emra të njohur si Edward Enninfull, Sir Elton John dhe Amal Clooney.
Ajo prezantoi një incizim të drejtpërdrejt në Hay të shtunën në mbrëmje ku bëri një bisedë me shkrimtarin skocez, Douglas Stuart, veprat e të cilit “Young Mungo” është më e njohura, përcjell me librin “Shuggie Bain” me të cilin ai fitoi çmimin “Booker”.
Lipa, hitet më të njohura të së cilës janë “New Rules” dhe “Be The One”, kohëve të fundit është bashkuar me fituesin e çmimit Booker për të diskutuar romanin e tij në një sesion lëxues HMP Downview.
Duke folur për librat e saj të preferuar të sah, këngëtarja e hitit “Hotter than Hell”, theksoi së asaj i pëlqen libri i shkrimtarit çek, Milan Kundera, “The Unbearable Lightness of Being”, për të cilin ajo tha se i ndihmoi për ta rikuperuar veten nga një lidhje e mëparshme.
Dua nuk e specifikoi se kush ishte, por në atë kohë ajo ishte në lidhje me modelin Isaac Crew.
“Mendoj që librat kanë tema shumë interesante që me ndihmuan ta kuptoj më mirë situatën, e dini që librat ju ndihmojnë shumë që të kuptoni emocionet e njerëzve apo çfarë ata kalojnë dhe kjo ju jep një prespektivë ndryshe për përvojat njerëzore”, i tha ajo publikut të saj.
“Kjo ishte ajo pjesa magjepse që më tërhoqi nga librat”.
E botuar në vitin 1984, ngjarja e romanit në fjalë zhvillohet në Pragë në fund të viteve 60-ta dhe në fillim të viteve 70-ta, ku përshkruhet Revolucioni i Pranverës së vitit 1968 në Pragë. Kjo ngjarje më vonë ishte bërë film ku në të luanin Daniel Day-Lewis dhe Juliette Binoche.
Paraqitja e Lipas ishte një lëvizje ndryshe nga prezantuesit tradicional në Hay, derisa në këtë vit u ftua edhe artisti i veçantë Stormzy, i cili foli për pesë vjetorin e kompanisë së tij të botimeve, Merky Books.
Kujtojmë se Dua po ashtu kishte folur për librat e shkrimtarit Ismail Kadare, derisa ishte prezantuese e çmimit “Man Booker” të vitit 2022.