Javier Zanetti shprehet me bindje: Guardiola trajneri më i mirë në botë

Zëvendëspresidenti dhe ikona e Interit, Javier Zanetti, ka folur së fundmi për sezonin e zikaltërve si dhe futbollin në tërësi.

Në një deklaratë të bërë së fundmi për mediat italiane, ai theksoi se Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

“Tre trajnerët më të mirë? Guardiola që arriti të fitonte tre trofe pavarësisht finales së vështirë të Champions League ndaj skuadrës së Simone Izaghit. Pastaj Carlo Ancelotti, gjithmonë shumë i mençur, i qetë dhe autor i një vepre shumë të vlefshme, dhe në fund Spalletti për atë që bëri me Napolin.

‘Topin e Artë’? Për mendimin tim, Messi e meriton, sepse arriti të kurorëzojë ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës si protagonist i vërtetë. Për mendimin tim është më i miri prej disa vitesh”, u shpreh Zanetti.