Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Nëse policët janë arrestuar në Kosovë është shkelur rezoluta 1244

Gjatë ditës së djeshme tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga ana e njësisë speciale të Serbisë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ish-zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grasso.

Grasso tha se nëse vërtetohet se ata janë arrestuar në territorin e Kosovës është shkelur rezoluta 1244.

Ish-zëdhënësi tha se rasti nuk mund të jetë i rastësishëm.

“Gjithsesi, a është rastësi që ka ndodhur derisa në Beograd, Vuçiq po takohej me KFOR-in? Dyshoj!”, tha ai.