Interi e ka përmbyllur me fitore sezonin në Serie A.
Zikaltrit triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Torinos në kuadër të javës së fundit në elitën e futbollt Italian.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë.
Ishte Marcelo Brozovic që realizoi në minutën e 37-të, pas asistimit nga Romelu Lukaku.
Me këtë fitore, Interi e mbyll sezonin me 72 pikë dhe përkohësisht gjendet në vendin e dytë, pozitë kjo që ia siguron Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Kurse, këtu nuk përfundon komplet sezoni 2022/23 për ekipin e Simone Inzaghit.
Kjo pasi që ata do ta luajnë edhe finale e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt më 10 qershor në Stamboll.