Gjatë fundjavës mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë


Nën ndikimin e masës ajrore të paqëndrueshme dhe të lagësht gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Për shkak të energjisë dhe lagështisë së lartë në atmosferë, proceset do të jenë herë pas here më intensive në formë stuhie e ndjekur nga reshje të dendura të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2), zbrazëtira elektrike, erë e përforcuar (mbi 60 km/h) nga drejtim i ndryshueshëm dhe paraqitje të izoluar të breshrit, njofton DPHM-ja.

Edhe në Luginën e Shkupit kohë pas kohe moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me reshje të dendura të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër.

Nga DPHM rekomandojnë që në rast të paraqitjes së zbrazëtirave elektrike, të mos qëndrohet në hapësirë ​​të hapur.