Giresse pritet të shkarkohet nga kombëtarja, Ademi me mbledhje urgjente

Alan Giresse pritet të shkarkohet sot nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës, merr vesh Klan Kosova nga burimet.

Klani po ashtu mëson se lidhur me këtë çështje kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të thërrasë mbledhje urgjente nga ora 12:00.

Shkarkimi i Giresset vjen pasi Kosova ka grumbulluar vetëm tri pikë nga katër ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian, duke i zbehur së tepërmi gjasat për kualifikim.