Fermeri kinez pretendon se ka krijuar frutat hibride, gjysmë pjepër – gjysmë shalqi

Një fermer kinez pretendon se ka krijuar me sukses një frut hibrid që lejon njerëzit të shijojnë shijen e pjeprit dhe shalqinit në masë të barabartë.

Një fermer shalqiri në të 40-t nga Fuyang në provincën Anhui të Kinës, të cilit i referohen vetëm me iniciale Z. A, ndezi mediat kineze dhe së fundmi edhe rrjetin Weibo, versionin kinez të Twitter-it, me fotot e një fruti me pamje të çuditshme që ai pretendonte se ishte gjysmë pjepër dhe gjysmë shalqi.

Ai me sa duket i kishte dokumentuar përpjekjet e tij për të krijuar një hibrid pjepër-shalqi për një kohë, por javën e kaluar ai postoi frytet e punës së tij në Weibo, duke pretenduar se më në fund kishte arritur sukses pas disa përpjekjeve të dështuara.
Frutat e pazakonta duken si shalqinj që rriten mbi pjepër, gjë që ai pretendon se u lejon njerëzve të shijojnë shijen e të dy frutave në të njëjtën kohë.