Fëmijët i luten Angelina Jolie që të ndalojë ‘luftën’ me Brad Pittin mbi kujdestarinë e tyre

Divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka qenë shumë i çrregullt dhe fëmijët e tyre duan që ata të zgjidhin çështjen mbi kujdestarinë dhe të arrijnë një marrëveshje pasi situata e vazhdueshme po rëndon shumë mbi familjen.

Aktorja e famshme fillimisht bëri kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe çifti që nga ajo kohë nuk kanë mundur të gjejnë paqe.

Sipas radar online, një burim i brendshëm pohoi se: “Lufta është larg përfundimit, Angie nuk mund ta ndalojë veten. Ajo ende dëshiron shpagim për pjesën e Brad në shkatërrimin e martesës së tyre”.

Burimi shtjelloi: “Ndërkohë, ai ka qenë i matur dhe shumë më i qartë se ku gabuan të dy, kështu që po refuzon të tërhiqet. Ai është mjaftuar dhe nuk do t’i japë Angelinas atë që ajo dëshiron”.

Kur ata filluan luftën ligjore, pjesa qendrore e mosmarrëveshjes ishte kujdestaria mbi gjashtë fëmijët e tyre, që atëherë ata janë rritur disa kanë ardhur në moshë madhore për të marrë vendimet e tyre, Maddox është 21 vjeç, Pax 19 dhe Zahara është 18 vjeçe ndërsa Shiloh është 17 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne tani janë adoleshentë, 14-vjeçarë.

Burimi pohoi se: “Angelina nuk dëshiron ta lërë të luftojë për kujdestarinë e vetme, por fëmijët po rriten, madje ata i thonë mamasë së tyre se është koha të ndalet”.

“Fëmijët janë mirë me Brad. Me ndoshta me përjashtim të Maddox”, ka thënë burimi.

“Angie kalon nëpër periudha kur dëshiron të largohet nga Brad dhe të jetojë jetën e saj, Brad nga ana tjetër do t’i kishte zgjidhur gjërat shumë kohë më parë dhe në këtë pikë, ai ka shpenzuar miliona për tarifat ligjore”, përfundoi burimi.