Ish futbollisti i Shkupit dhe së fundmi Skopjes, Anid Abazi është lojtari më i ri i Gostivarit që këtë sezonë u rikthye në ligën e parë dhe ka ambicje të mëdha, njofton ekskluzivisht, indeks.mk.
Abazi sipas burimeve, ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare dhe pritet që këto ditë të prezantohet edhe zyrtarisht nga ana e klubit.
Shkupjani që pritet të transferohet në Gostivarë, sezonin që lam pas në fanellën e Skopjes ka regjistruar 11 paraqitje ka shënuar 1 gol kundër Shkupit por ka regjistruar edhe një asisit.
Abazi është një futbollist i ri dhe shumë i talentuar, nga Skopje u largua pasi kjo e fundit nuk arriti të sigurojë mbijetesën dhe ra nga liga e parë e Maqedonisë.
Ndryshe, Gostivari më herët ka nënshkruar me disa futbollist që kanë shumë eksperiencë në ligën e parë të Maqedonisë, duke veçuar këtu, Pepi Georgiev dhe Xhelil Abdulla që erdhën në këtë ekipë nga Shkupi dhe disa futbollistë të tjerë.