“E merituat, festoni dhe kthehuni duke ëndërruar” – Fjalimi i Sylvinhos pas fitores së Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pasi mposhten Moldavinë tre ditë më parë, të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte edhe ndaj Ishujve Faroe.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Torsvollur” përfundoi me rezultatin 1:3.

Shqipëria pas kësaj fitore ka rrëmbyer edhe pozitën e dytë në grup – andaj edhe festa pas ndeshjes nuk kishte sesi të mungonte.
Por, përzgjedhësi Sylvinho ndau pak kohë edhe për t’ua mbajtur një fjalim futbollistëve.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo