Ditën e djeshme, mediat u mbushën me lajmin se Mbappe kishte informuar klubin e tij të PSG-së se nuk do të aktivizionte opsionin në kontratë për rinovimin automatik edhe për një sezon tjetër, pra deri në vitin 2025.
Kështu, sulmuesi francez ka vendosur që të largohet nga PSG brenda ose pas këtij sezoni. Sigurisht që drejtuesit e klubit kanë mbetur të habitur dhe nuk e kanë pritur këtë njoftim nga Mbappe.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, drejtuesit e Parist Saint Germain gjithashtu i kanë bërë të ditur diçka atij. Nëse ai nuk aktivizion rinovimin automatik i cili është efektiv që nga data 1 gusht, atëherë Mbappe do të jetë në merkato menjëherë.
Ky vendim është marrë nga PSG pasi ata nuk duan ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Nuk dihet ende nëse Real Madrid e ka bërë apo do ta bëjë lëvizjen e radhës, sidomos tashmë që edhe Benzema nuk është më pjesë e klubit dhe kështu, spanjollëve u duhet një sulmues i kalibrit të lartë.