“E kam të pamundur të të harroj Real Madrid”, Benzema i thotë lamtumirë klubit spanjoll mes lotëve

Karim Benzema i ka thënë lamtumirë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme me fanellën e Real Madrid ditën e sotme duke u përshëndetur me të gjithë pjestarët e klubit gjatë një prononcimi.

Pasi foli Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, Benzemaka dalë para të gjithëve dhe mes emocioneve të shumta ka shprehur gjithçka mes emocioneve.

“Është e vështirë të flas me kaq shumë emocione, por doja të falenderoja Real Madrid dhe shokët e mi të skuadrës. Ishte një rruge e mirë në jetën time. Kam pasur fatin të përmbush ëndrrën time si fëmijë.

Nuk do ta harroj kurrë Real Madridin. Është e pamundur, është klubi më i mirë në histori. Kam pasur fatin të përmbush ëndrrën time si fëmijë falë presidentit.

Kur të pashë thashë “ai është njeriu që ka sjellë Ronaldon dhe Zidane’ . Ai është i jashtëzakonshëm. Sot është koha për të shkuar dhe për të parë një histori tjetër. Gjëja më e rëndësishme për mua është se gjithçka që kam fituar e kam shijuar si fëmijë. Siç thashë në prezantimin tim ‘një, dy dhe tre , hala Madrid!”, ka përfunduar Benzema mes lotëve.