Dy gjigantë anglezë e rivalizojnë Realin për Mbappen

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini, sipas të gjitha gjasave në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi francez qe një kohë të gjatë është objektiv i Real Madridit, i cili do të bëjë gjithçka për ta bërë që ta vesh fanellën e skuadrës më të titulluar në botë.

Por, në Angli janë të sigurt se janë edhe dy klube të gatshme për ta rivalizuar gjigantin spanjoll.
Mediumi “The Sun” raporton se përpos Liverpoolit, në garë për futbollistin e Paris Saint-Germainit është futur edhe Manchester United, i cili do të mundohet ta bëjë goditjen “last-minute”.

Harry Kane, që ishte zgjedhja e parë e trajnerit Erik ten Hag për të përfunduar në “Old Trafford”, duket se ka vendosur të transferohet në Bayern Munich.

Për këtë, “Djajtë e Kuq” mund të tentojnë ta transferojnë ish-futbollistin e Monacos, mbi të gjitha me kryesinë e re, që pritet të arrijë.