Dua Lipa i tregon botës për Paradën e Krenarisë që u mbajt në Prishtinë…

Dua Lipa, ka qenë gjithmonë një aleate e komunitetit LGBT+.

Ajo ka përkrahur paradën e parë të krenarisë të organizuar në Prishtinë, gjersa së fundmi i ka dhënë një hapësirë të veçantë komunitetit LGBT+ në vendin e saj.

Përkatësisht në buletinin e publikuar në faqen e saj Service95, Lipa i ka treguar botës për hapësirat e sigurta dhe Paradën e Krenarisë në Kosovë.

Këngëtarja e hitit “New Rules” ndau me 88 milionë ndjekësit e saj një pamje të këtij artikulli, i cili është i përditësuar me fotografi nga parada e fundit e krenarisë e mbajtur në Prishtinë.

Më tej, ajo shpërndau një tjetër video e cila tregonte imitimin e bërë nga një “drag queen” në një lokale nate në kryeqytetin kosovar, si shenj falënderimi për mbështetjen që Dua po jep për këtë komunitet përmes platformave të saj.

Dua përndryshe ka ngritur shpesh herë zërin e saj për të drejtat e komunitetit LGBT+ në mbarë botën.

Dy vjet më parë, ajo i kishte dalë kundër edhe bashkëpunëtorit të saj në këngën hit “Levitating”, DaBaby, pas deklaratave skandaloze që ky i fundit kishte bërë kundër homoseksualëve dhe njerëzve të prekur me virusin HIV.