Dr. Ilir Hasani organizon kursin e parë ndërkombëtar të politraumës në Shkup


Dje dhe sot në Shkup po mbahet kursi i parë ndërkombëtar i politraumës, i organizuar dhe nën udhëheqjen e Prof. Dr. Ilir Hasani.

Ky është një nga aktivitetet që dëshmon rritjen e bashkëpunimit mes kirurgëve shqiptarë në rajon, për të çuar kështu përpara kujdesin kirurgjik ndaj pacientëve.

Në këtë aktivitet dy-ditorë me pjesëmarrje edhe nga SHBA, Gjermania, Izraeli, etj., si ligjërues i ftuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ishte Kryetari, Prof. Dr. Rifat Latifi, gjersa mori pjesë edhe Kryetari Pasues, Dr. Osman Zhuri.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare Kolegji i Kirurgëvë të Kosovës.