Çitaku: Qeveria Kurti po merr merita për lirimin e policëve pa qenë fare e përfshirë në proces

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë qe Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po përpiqet q’i marrë meritat për lirimin e tre policëve pa qenë fare të përfshirë në këtë proces.

Ajo në një intervistë për Lajmi.net e ka kritikuar këtë qasje të Qeverisë së Kosovës duke e quajtur si një papjekuri diplomatike e politike.

Në vend të kësaj Çitaku e ka këshilluar Qeverinë Kurti që ta falenderojë ShBA-në, BE-në dhe Shqipërinë që kanë luajtur rol kyq që tre policët e rrëmbyer të lirohe.

“Gjëja e fundit që do të duhej të bënte Qeveria është të synojë të marrë merita për një proces në të cilin nuk ka qenë aspak e përfshirë. Është pjekuri politike dhe diplomatike që të falënderohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian, por edhe Shqipëria sepse kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë, janë përshirë drejtpërdrejtë dhe kanë dërguar kërkesa eksplicite te Serbia që të rrëmbyerit, që policët tanë të lirohen pa kushte dhe menjëherë”, ka thënë Çitaku.

Ish-diplomatja Çitaku tutje ka thumbuar Qeverinë Kurti. Ajo u shpreh se nëse ka këtë ndikim duket që të kërkoj edhe njohjen nga Serbia.