Burri dhe gruaja rrahen në gjendje të dehur, në mëngjes nuk iu kujtohet asgjë

Një çift në Prishtinë janë konfrontuar fizikisht në orët e vona në gjendje të dehur.

Gruaja ka thënë para policisë se ka patur një fjalose por nuk i kujtohet më pas se çfarë ka ndodhur ngase ishte e dehur.

Tek ajo janë vërejtur shenja dhune në buzë dhe qafë. Edhe burri i saj ka thënë se e di që ka patur një zënkë me bashkëshorten, por nuk i kujtohet më pas se çfarë ka ndodhur mes tyre, shkruan Indeksonline.

Çifti me mbiemrin Krasniqi janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është inicuar si dhunë në familje.