Berisha: Dyshohet se serbët e veriut dhe jo vetëm po përgatisin shpalljen e “pavarësisë”

Avokati Besnik Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka paralajmëruar, për një aksion të serbëve të Kosovës.

Berisha ka thënë se ka dyshime se serbët e veriut dhe jo vetëm, po përgatisin shpalljen e “pavarësisë”, dhe se festa e Vidovdanit e cila i bie në të njejtën datë me festën e Bajramit, pra me 28 qershor, ka mundësi të mos kaloj pa eskalim.

Tutje Berisha është shprehur se nëse insitucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare kanë të tilla informacione, duhet t’a parandalojnë këtë veprim.