Bastoni shihet si lojtari ‘anti-Haaland’, italiani tregon se do ta ndjek shembullin e Rudigerit për ta ndalur norvegjezin
Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni ka folur rreth finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, ndërsa vëmendje ka marrë deklarata e tij mbi ndalimin e Erling Haaland.
Bastoni, i cili do të ndajë të mbrojtjen me Matteo Darmian dhe Francesco Acerbi, thirret të jetë ‘anti-Haaland’.
Por, si duket italiani i ri e ka gjetur ‘recetën’ për të ndaluar sulmuesin norvegjezin.
“Pashë një video të Rudiger, i cili arriti ta ndalojë atë, dhe unë do të përpiqem ta përdor si shembull. City nënshkroi me të për të fituar Ligën e Kampionëve, por nuk është vetëm Haaland kundër Interit, ata kanë një ekip shumë të fortë”, ka thënë fillimisht Bastoni.
24-vjeçari italian nuk trembet nga 52 golat e Haaland, as nga Kevin De Bruyne dhe as nga Bernardo Silva.
“Frikë? Kemi frikë nga vrasësit, por jo nga futbollistët. Duhet të jemi të guximshëm”.
Lavdërimet e Guardiolës për lojën e ti e në veçanti pasimet, nuk e shpërqendrojnë Bastoni,
“Ndoshta, për shkak të karakteristikave të mia, i ngjaj stilit të lojës së Guardiolës, por ndihem më ‘Inzaghiano’ se kurrë”.
Dhe nuk është hera e parë që ai lidhet me një transferim të mundshëm te City.
“Nuk ka pasur kurrë diçka konkrete. Jam i lumtur që jam te Interi, për t’i çuar këto ngjyra në majë, megjithëse askush nuk besonte tek ne do të luajmë finalen e Ligës së Kampionëve”.
Së fundmi, Bastoni lë një urim të madh.
“Finalja perfekte? Fitore 1-0 me golin tim”, përfundoi mbrojtësi i Interit.