Kur kanë mbetur edhe pak orë nga starti i finales së Europa Leagues, atmosfera sa vjen dhe bëhet më e nxehtë në Budapest, sidomos në dy hapësirat ku janë vendosur fan zona-t përkatëse të Sevillas dhe Romës, dy klube që do të diskutojnë trofeun.
Mjaft e zjarrtë atmosfera e krijuar nga tifozeria verdhekuqe, që ashtu si në Tiranë një vit më parë, ka ditur të dhurojë spektakël edhe në Budapest, me shpresën që Mourinho do t’u japë një tjetër arsye për të festuar rreth mesnatës.
Nuk mbeten pas as andaluzianët e Sevillas, të cilët janë mësuar tashmë me emocionet e triumfit në Europa League, trofe të cilin e kanë fituar plot 6 herë që prej vitit 2006 e deri në 2020-ën…
Ndërkohë, në kryeqytetin hungarez ka mbërritur edhe Francesco Totti, që ka marrë pjesë edhe në hapësirat e krijuara për tifozët, duke mos ngurruar të japë edhe autografe e të bëjë fotografi me të pranishmit.