Arabët nuk kanë të ndalur, Al-Ahli gati 100 milionë euro për Riyad Mahrez


Milionat arabe kanë filluar të “trazojnë” jo pak ujërat e merkatos këtë verë, teksa vetëm 1 vit pas transferimit të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, tek Al-Nassr, rivalët e këtyre të fundit, Al-Ittihad transferuan dyshen franceze, Karim Benzema e N’Golo Kante.

Mirëpo, nuk përfundon me kaq. Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, arabët e Al-Ahli janë të gatshëm t’i ofrojnë anësorit algjerian të Manchester City, Riyad Mahrez, një kontratë 2-vjeçare, prej 50 milionë eurosh në sezon, Presidentin e klubit nga Arabia Saudite, Waleed Muaat që zhvilloi takime në Londër për të nënshkruar kontrata me disa lojtarë, përfshirë Mahrez.

Ndërkaq, vihet re se lojtari është i mërzitur nga mungesa e kohës së lojës në Man City këtë sezon e për këtë arsye arabaët e Al-Ahli i ofruan algjerianit një pagë prej 50 milionë euro në sezon plus bonuse në një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për të zgjatur marrëveshjen për një sezon tjetër. /i.m /abcnews.al