Sot, në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin për vizitë disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi i Deputetëve të Miqësisë Parlamentare Maqedoni e Veriut-Kosovë, të prirë nga kryetarja e këtij grupi, Ganimete Musliu.
Ata u pritën nga deputetët e këtij grupi të miqësisë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili udhëhiqet nga kryetari i Alternativës, njëherazi deputet, Afrim Gashi.
Me këtë rast, kryetari Gashi, duke u uruar mirëseardhje, ka folur për marrëdhëniet e mira të ndërsjella të dy vendeve, dy popujve dhe dy kuvendeve përkatëse.
Temë e këtij takimi ka qenë kërkimi i më shumë fushave të bashkëpunimit në planin parlamentar, por edhe në sferat e tjera të ndërveprimit për interesa të përbashkëta të të dyja vendeve që projektojnë aspirata të njëjta integruese drejt Bashkimit Europian dhe bashkëpunimit ndërshtetëror.
“Thellimi i bashkëpunimit Maqedoni e Veriut-Kosovës është në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë, por edhe të europianizimit të rajonit, në përgjithësi.”, ka theksuar me këtë rast kryetari Gashi.
Deputetët e Kosovës kanë shprehur falënderim për mikpritjen dhe janë shprehur me nota optimiste për fuqizimin e bashkëpunimit mes të dyja shteteve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kumanovë, policia kap 92 të mitur pas mesnate duke konsumuar alkool dhe drogë
- LAMM: Është ndërprerë trafiku në një drejtim në rrugën për në Bllacë
- Inflacioni në muajin mars është ulur në nivel mujor, ndërsa është rritur në nivel vjetor në Maqedoni
- Eurodeputeti danez: Maqedonia e Veriut duhet t’i dëgjojë kërkesat e Bullgarisë nëse dëshiron vazhdimin e procesit drejt BE-së
- Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan ku vdiq një i ri
- Mendi Qyra ditët në vijim do të deponoj dorëheqjen nga posti “Kryetar i OEMVP-së”
- U përlesh me truprojat e Ramës, flet e moshuara: Pse kërkova ta takoj
- Ziadin Sela do të jetë kandidati i Frontit Evropian për të garuar për kryetar komune në Strugë
- Pamje kur Policia e vë nën kontroll 27-vjeçarin në Lipjan, pak çaste para vdekjes së tij (VIDEO)
- Plagoset me çifte 44-vjeçari në Konispol, dyshohet se po tentonte të grabiste një banesë, ja çfarë deklaroi ai në polici