Vetëm pak ditë pasi që një nip 24-vjeçar i Ali Ahmetit e bleu qendrën tregtare “Soravia”, një nip tjetër i Ali Ahmeti është emëruar Sekretar i Parë i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Pas Drin Ahmetit, që doli se kishte “shkathtësi të veçantë afariste”, nipi tjetër, Besian Ahmeti, doli se paska “shkathtësi të veçantë diplomatike” dhe kjo paska qenë arsyeja që ta emërojnë në diplomaci, pavarësisht se stazhi i tij është më pak se një vjet, ndërsa përvoja diplomatike është ZERO. Natyrisht, siç duket, në këto raste më me rëndësi se gjithçka është mbiemri Ahmeti dhe lidhja familjare me Ali Ahmetin.
Në vend se Bujar Osmani t’i avancojë e dërgojë në diplomaci dhjetëra shqiptarë me përvojë, që me vite rrinë korridoreve të MPJ-së dhe askush nuk i përfill, ai e merr një çun fare të ri e të papërvojë dhe e dërgon në kryeqendrën e diplomacisë.
Kjo le që është e dëmshme për diplomacinë e vendit tonë, le që është imazh i keq për Maqedoninë e Veriut, por është dëshpëruese edhe për secilin shqiptar të ri që nuk e ka xhaxha Ali Ahmetin dhe që nuk e ka mbiemrin Ahmeti. Prandaj, nuk mund të mos pyesim “edhe sa nipa i ka “pa rehatu” Ali Ahmeti? Që t’u vijë rendi edhe ndonjëherë edhe të rinjve të tjerë shqiptarë.
Sidoqoftë, AlternAtivA kërkon hetim për emërimin e Besian Ahmetit në Ambasadën në Bruksel, si dhe shpjegime e përgjegjësi nga ministri i Jashtëm për këtë emërim.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bytyqi: Çmimet u rritën mbi 22%, qeveria ndryshoi tre struktura buxhetore brenda nëntë muajve
- ZNAM – VLEN-it: Mos festoni për provimin në shqip, prisni nuk ka mbaruar!
- “Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan
- Universiteti i Tetovës dhe kompania “Renova” i shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit
- Izet Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!
- Pasiguria ekonomike ndikon fuqishem edhe në gjendjen mendore
- Lirohen çmimet e benzinave në Maqedoni
- Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person
- Qeveria miratoi nevojën për mendim urgjent nga Komisioni i Venecias për modelin e propozuar të provimit të jurisprudencës
- Dy javë pas zgjedhjeve, valë arrestimesh në Serbi për korrupsion dhe dhunë