Vetëm pak ditë pasi që një nip 24-vjeçar i Ali Ahmetit e bleu qendrën tregtare “Soravia”, një nip tjetër i Ali Ahmeti është emëruar Sekretar i Parë i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Pas Drin Ahmetit, që doli se kishte “shkathtësi të veçantë afariste”, nipi tjetër, Besian Ahmeti, doli se paska “shkathtësi të veçantë diplomatike” dhe kjo paska qenë arsyeja që ta emërojnë në diplomaci, pavarësisht se stazhi i tij është më pak se një vjet, ndërsa përvoja diplomatike është ZERO. Natyrisht, siç duket, në këto raste më me rëndësi se gjithçka është mbiemri Ahmeti dhe lidhja familjare me Ali Ahmetin.
Në vend se Bujar Osmani t’i avancojë e dërgojë në diplomaci dhjetëra shqiptarë me përvojë, që me vite rrinë korridoreve të MPJ-së dhe askush nuk i përfill, ai e merr një çun fare të ri e të papërvojë dhe e dërgon në kryeqendrën e diplomacisë.
Kjo le që është e dëmshme për diplomacinë e vendit tonë, le që është imazh i keq për Maqedoninë e Veriut, por është dëshpëruese edhe për secilin shqiptar të ri që nuk e ka xhaxha Ali Ahmetin dhe që nuk e ka mbiemrin Ahmeti. Prandaj, nuk mund të mos pyesim “edhe sa nipa i ka “pa rehatu” Ali Ahmeti? Që t’u vijë rendi edhe ndonjëherë edhe të rinjve të tjerë shqiptarë.
Sidoqoftë, AlternAtivA kërkon hetim për emërimin e Besian Ahmetit në Ambasadën në Bruksel, si dhe shpjegime e përgjegjësi nga ministri i Jashtëm për këtë emërim.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit
- Elisa Siropali: “Bota serbe” është e rrezikshme për rajonin
- Prokuroria heton shkaqet e zjarrit në Vizbeg, kërkon paraburgim për personat që sulmuan gazetarët
- Greqia mbyll azilin për afrikanët! Mitsotakis: Është rritur fluksi i emigrantëve, na duhet të marrim masa
- Zjarret në Shkup, ndalohen tre shtetas të huaj! Ja çfarë gjeti Policia
- Mickoski për akuzat e opozitës: Njerëzit që shitën gjithçka, nga flamuri deri te emri, nuk kanë kredibilitet për të gjykuar
- “Ambulanca u vonua shumë”, zbulohet deklarata e rreshterit në rastin e të riut në Lipjan
- Mickoski me rastin e 80-vjetorit të formimit të Kryqit të Kuq: Në periudhën që vijon, do ta thellojmë bashkëpunimin
- Tensione në Theth: Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë
- 86 masa të vendosura për shkelje të rregullave të trafikut në Kërçovë