Arabia Saudite është në qendër të merkatos së futbollit. Petrodollarët dhe projekti i rritjes eksponenciale të ‘Saudi Pro League’ e bëjnë vendin arab të jetë ‘de facto’ në kopertinën e gazetave dhe revistave mediatike nga e gjithë bota.
– Advertisements –
Al Hilal është padyshim gjiganti i futbollit arab, një nga klubet më të suksesshme në botë dhe një formacion që do të kishte dashur të merrte Lionel Messin për të sfiduar Kristiano Ronaldon tek Al Nassr. Misioni dështoi, kështu që tani klubi po përgatit një ofertë faraonike që mendon se mund të jetë e domosdoshme për Nejmar Jr.
Ndërkohë, është gati të përforcohet edhe mbrojtjen me një gjigant si Kalidou Koulibaly. Ky i fundit po largohet nga Çellsi, për të cilin është gati një marrëveshje 30 milionë euro, e njëjta me atë që e mori nga Napoli verën e kaluar.
Në mesfushë është kryer transferimi i Ruben Nevesit nga Vulverhamptoni. 55 milionë për klubin anglez, kontratë deri në vitin 2026 për futbollistin dhe njoftimi zyrtar në horizont.
“Al Hilal” do të donte gjithashtu të merrte një tjetër sulmues dhe një mesfushor, por emrat që kanë dalë deri më tani si Serhio Buskuets (i destinuar për Inter Miami prej Messit) dhe Edin Xheko (te Fenerbahce në Turqi prej Vincenzo Montella) duken të paqartë. Në vend të kësaj, klubi saudit është duke pritur për një tjetër “9” të madh si Romelu Lukaku.