30 vjet partneritet ARMV – garda kombëtare e Vermontit


Në Berlington, në Vermont të SHBA-së, në mënyrë solemne është shënuar 30-vjetori i partneritetit midis Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit. Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, Kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Gjenerali Vasko Gjurçinovski, Guvernatori i Vermontit Fil Skot dhe Komandanti i Gardës së Vermontit, Gjeneral-Majori, Gregori Najt, njofton KlanM.

Garda Kombëtare e Vermontit, shtetit të vogël në lindje të SHBA-ve, tashmë 30 vite është partnere e Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëpunimi, sic percjell KlanM, nisi në ditët e para të pavarësisë së Maqedonisë duke u rritur në partneritet të vërtetë, me plane për dekadën e ardhshme, tashmë kur edhe Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s.

“Para disa dekadave luftonim me kriza të brendshme, sot jemi anëtare e NATO-s. Para disa viteve kërkonim ndihmë urgjente. Sot RMV-ja nuk është pjesë e problemit, por pjesë e zgjidhjeve. Përmes partneritetit ndërtojmë kapacitete personale kombëtare, modernizojmë armatën, por më e rëndësishme është se ndërtojmë miqësi shumë të fortë” – tha Sllavjanka Petrovska.

Një ekip i Armatës së RMV-së, sic percjell KlanM, është pjesë e Gardës Kombtare të Vermontit, ku trajnohen për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike.

Bashkëpunimi i suksesshëm i ushtarëve duhet të zgjerohet edhe me bashkëpunimin në sektorin civil ka thënë Gjenerali I Gardës së Vermontit, Gregori Najt.

Gjatë ditës, sic njofton KlanM, do të mbahet një ceremoni solemne ku Guvernatori i Vermontit, Fil Skot dhe Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për partneritetin 30-vjeçar.