Më shumë se 13,000 njerëz që jetojnë në provincën kanadeze të Albertës janë evakuuar pasi zjarret kanë përfshirë të gjithë rajonin.
Mbi 70 zjarrë janë përhapur në pjesën perëndimore të kësaj province i nxitur edhe nga një mot jashtëzakonisht të nxehtë dhe me erëra të forta.
Disa banorë në komunitetin e Fox Lake, ku zjarret janë të rënda, u evakuan me helikopterë. Dhjetëra zjarrfikës në Fox Lake po luftojnë me flakët, të cilat kanë djegur mbi 11,000 hektarë. Në Luginën Drayton, zjarrfikësit po luftojnë më një zjarr të fuqishëm i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe deri më tani ka djegur mbi 3 mijë hektarë tokë pyje.
Komunitetet indigjene janë goditur më rëndë. Temperaturat sipas meterologënve kanq qenë jashtëzakonisht të larta rreth 10-15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë fillimi maji .Nga ana tjetër në British Columbia, lumenjtë po rrezikojnë të dalin nga shtrati.
Përmbytjet kanë detyruar autoritetet që të mbyllin autostradat në shumë komunitete duke përfshirë Cache Creek dhe Grand Forks. Qeveria i ka bërë thirrje që të tregohen vigjilentë dhe të pranojnë evakuimin sepse rrebeshet dhe moti i keq do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gonxhja: Gjuha shqipe në Maqedoni, shtyllë identitare dhe faktor kyç për barazi reale
- Bënin gara shpejtësie në Ferizaj, Policia gjobit 2 të rinjtë me nga 500 euro dhe ua ndalon vozitjen për një vit
- 45-vjeçari në Gostivar kapet i dehur dhe agresiv
- Shqipëria si Moldavia/ Si u manipulua intervista e Marta Kos për BBC-në
- Gjimnazi i Tetovës nga institucion elitar në gjendje alarmante – Reagon Bajram Rexhepi nga BDI
- Sjellje agresive në Banjicë të Epërme
- Ambasadori i Indisë flet nga Pogradeci: Do sjellim shumë indianë në Shqipëri
- Për shkak të erës së fortë, teleferiku në Vodno sot nuk do të funksionojë
- Tragjedia në Shkup, Autopsia tek Ivana nuk gjen drogë e as alkool, tek Stojançe gjen kokainë dhe diazepam
- Njeriu i dytë në ministrinë e Stoilkoviqit kapet me makinë zyrtare në Kumanovë, a do të ndërmerren masa për keqpërdorim?