Presidenti rus Vladimir Putin duhet të sillet para drejtësisë për luftën e tij në Ukrainë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten në Hagë, duke bërë thirrje për krijimin e një gjykate për krimet e luftës të veçantë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
“Agresori duhet të ndiejë fuqinë e plotë të drejtësisë. Kjo është përgjegjësia jonë historike”, tha Zelenskiy në një fjalim.
“Vetëm një institucion është në gjendje t’i përgjigjet krimit origjinal, krimit të agresionit: një gjykatë. Jo ndonjë kompromis që do t’i lejojë politikanët të thonë se rasti gjoja është kryer, por një gjykatë e vërtetë, e plotë”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv
Një akt agresioni përkufizohet nga Kombet e Bashkuara si “pushtim ose sulm nga forcat e armatosura të një shteti (në) territorin e një shteti tjetër, ose çdo pushtim ushtarak”.
Kjo gjykatë e cila është e vendosur në Hagë dhe të cilën Zelensky e vizitoi më herët gjatë ditës, lëshoi një urdhërarrest për Putinin për deportim të dyshuar të fëmijëve nga Ukraina, transmeton Klankosova.tv.
Por ajo nuk ka juridiksion mbi krimet e supozuara të agresionit dhe Komisioni Evropian, ndër të tjera, ka dhënë tashmë mbështetjen e tij për krijimin e një qendre të veçantë ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimit të agresionit në Ukrainë, që do të ngrihej në Hagë.
“Ne të gjithë duam të shohim një Vladimir të ndryshëm këtu në Hagë, ai që meriton të sanksionohet për veprimet e tij kriminale këtu, në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare”, tha Zelenskiy, duke iu referuar Putinit.