Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës në Hagë, tha se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të sillet para drejtësisë për luftën e tij në Ukrainë. Ai ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate speciale të dedikuar për gjykimin e pushtimit rus të Ukrainës. “Ne do të krijojmë një gjykatë të veçantë për të treguar se këta njerëz nuk janë të paprekshëm. Ne kemi nevojë për drejtësi”, tha Zelenski. Gjykata Ndërkombëtare Penale, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës me seli në Hagë, në mars lëshoi një urdhër arresti për Putinin për dëbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina, që do të ishte një krim lufte. Presidenti ukrainas mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë. Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit me një aeroplan të qeverisë holandeze që vinte nga Helsinki dhe më pas u drejtua në një autokolonë drejt Hagës nën shoqërimin e policisë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arben Fetai shpjegon skenarët se si mund të duket lidershipi i ri i VLEN
- Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane
- Më së shumti u rritën çmimet e banesave në Kumanovë, Tetovë, Karposh, Kisella Vodë dhe Gazi Babë
- Grenell publikon mesazhin e Trump: Kur s’merreni vesh me Serbinë, më telefononi mua
- Çfarë ndodh nëse kalojmë në dritë të gjelbërt dhe mbetemi në mes të kryqëzimit për shkak të trafikut? Ja çka thotë ministri i MPB-së
- Stevanoviq: Me kriteret e reja profesor do të bëhet ai që ka para, jo ai që ka dije
- “Vendimi për ta ndryshuar orarin për Ramazan u mor pas shumë kërkesave”, Drejtori e thotë këtë: Askush s’detyrohet të agjërojë
- Mickoski: Indi i butë i identitetit maqedonas quhet LSDM, Venko më thoshte se nuk ka problem me ndryshimin e Kushtetutës
- Balla në Kuvend: Shqipëria ta mbrojë pastërtinë e UÇK-së, ose historia do të na gjykojë
- Siljanovska-Davkova dëgjon kërkesat e ‘Stop për Usjen’ për matje 24/7 të ndotjes