Granit Xhaka ka vendosur që të largohet nga Arsenali pas përfundimit të këtij sezoni.
Edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se mesfushori nga Kosova do të largohet gjatë verës
Sipas gazetarit të njohur, nuk ka negociata për rinovim të kontratës dhe plani është për ndërprerje të bashkëpunimit në qershor.
Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për transferimin e tij – me një çmim prej 15 milionë eurosh.
Sipas Romanos, Xhaka pothuajse ka rënë dakord për kushtet personale me klubin gjerman, me një marrëveshje katër-vjeçare.
30-vjeçari është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.
Gjatë kësaj periudhe, Xhaka ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy Superkupa të Anglisë.
Granit Xhaka, set to leave Arsenal at the end of the season. No negotiations over new deal and plan to part ways in June. 🚨⚪️🔴 #AFC
Bayer Leverkusen are in advanced talks to sign him — €15m fee.
Understand personal terms are almost agreed over four year deal — June 2027. pic.twitter.com/0MlyJwNwhm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2023