Një 45-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Bajicë të Istogut.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku edhe është konstatuar vdekja nga mjekët.
“Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar se ka të bëjë me vetaksident. Vetura ka dal nga rruga. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua për obduksion”, tha Gashi.
Sot gjithashtu në fshatin Shipashnicë të Kamenicës ka ndodhur edhe një vetaksident.
Si pasojë e rrokullisjes së një automjeti me targa gjermane ka vdekur një 67-vjeçar.